Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet sot në Vlorë, në Asamblenë e Zgjeruar të PS.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se vendi ka pasur këtë vit një stabilitet dhe fuqizim të ekonomisë më shumë se çdo vit tjetër.

Rama tha ndryshe nga vitet e tjera, pensionistët do të nisin të marrin bonusin e festave duke nisur që pas disa ditëve.

“Brenda vitit 2023, ne duhet të arrijmë në 20 milionë turistë dhe në mos më tepër. Ama për të arritur, na duhet të bëjmë shumë më tepër në të gjithë kompnentët e zinxhirit të turizmit. Një tjetër shifër shumë domethënëse për pasqyrën aktuale të ekonomisë së vendit, është borxhi publik. Kemi një ulje në rreth 60%, rreth 15 pikë më shumë. Rritja e investimeve nga njëra anë dhe ulja e borxhit nga ana tjetër, janë një situatë shumë kuptimplotë për ekonominë e vendit.