Gazetari Sokol Balla përflitet se do të largohet nga Top Channel me fillimin e vitit të ri dhe se vendin e tij në emisionin Top Story do e zërë Endri Xhafo.
Një ditë më parë, në emisionin e fundit për këtë vit, Balla kishte të ftuar kryeministrin Edi Rama i cili në minutat e fundit të emisionit, i ka thënë:
“Ju uroj edhe juve që “story” të jenë “on top””, e menjëherë ka reaguar edhe Balla i cili i është përgjigjur:
“Rëndësi ka që të jenë “Real Story”.
Ky urim i Ramës dhe përgjigja e Ballës duket se kanë nënkuptime për pozicionin që ndodhet tashmë Sokol Balla, pas shkarkimit si drejtor informacioni në TCH.





