Kryeministri Edi Rama ka nisur javën me një video ku tregohen disa akse rrugore, të cilat janë ndërtuar ose rindërtuar, dhe që ndodhen të gjitha në jug të Shqipërisë.

Bypass-i i Fierit është investimi më i madh deri tani, teksa pasohet edhe nga Unaza Lindore e Fierit, për të vijuar me ndërtimin e rrugës së Llogarasë.

Po ashtu të tjera janë edhe Qafë Plloça, Unaza Pogradec, Përmet- Skrapar, Lin- Pogradec, Banjë- Gramsh, Sarandë, Unaza Çorovodë, Moglicë dhe Korçë- Ersekë.