5 maj 2015 – Kryeministri Edi Rama është incizuar duke u kërkuar drejtorëve të institucioneve të ndryshme që të mbushin kutitë me vota për 21 qershor. Ai ka ndarë punët, siç dëgjohet nga një incizim audio, i denoncuar nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.
“Te dashur miq, Edi Rama pohon me gojen e tij në këtë audio se meritokracia që premtoi është thjesht një shkër…. craci e Dritëroit. Ky regjistrim dëshmon se si shpërdorohet, keqshfrytëzohet sot shteti dhe resurset shtetërore në një fushatë politike për interesa strikt partiake, duke shkelur kështu haptas dhe në mënyrë flagrante parimin e zgjedhjeve të lira. Dëgjojeni zërin e Edi Ramës teksa u kërkon drejtorëve të shtetit të mbushin kutitë e partisë”, shkruan Berisha.
Për këtë audio nuk ka pasur deri tani asnjë prononcim nga ana e mazhorancës. Mendohet se incizimi është bërë gjatë një takimi në rrethet e veriut, ku Rama ka prezantuar kandidatët për kryebashiak.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”