TIRANE, 24 Gusht 2014 – Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, programin e ri kombëtar të gjelbërimit që sipas tij, nis me rrugën Rinas-Tiranë, ku po investohet për krijimin e 400 mijë m2 sipërfaqe të gjelbërt.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shprehet se:
“hyrja në Shqipëri nuk do të ofrojë më shfaqjen e shijes së rrënimit”.“Vetëm në këtë aks 400 mijë m2 sipërfaqe e gjelbërt, në të dy anët do të mbillen 130 mijë bimë dekorative dhe 2300 pemë të larta”,
shkruan Kryeministri.
/O.P "Agjencia Lajmeve Dyrrah"/





