Kryeministri Edi Rama njofton se ka nisur puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të sekuestruara, të vlerësuara si pasuri kulturore. 

Këto pasuri, thotë Rama gjenden në muze dhe site arkeologjike.

“Nis puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të sekuestruara të vlerësuara si pasuri kulturore në laboratorin që shërben për digjitalizimin e objekteve që do t’i nënshtrohen restaurimit, e që sot gjenden në muze dhe site arkeologjike”, shkruan Rama, teksa ka ndarë edhe disa foto.