Kryeministri Rama ka nisur një takim virtual me qytetarët, ku pritet të flasë për një sërë çështjesh me rëndësi për vitin që lamë pas dhe për atë që mirëpritëm para pak ditësh.
Rama tha se lajmi i parë i mirë për këtë fillim viti është se për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra nuk do të ketë tatim, pra do të jetë zero.
Ai shtoi gjithashtu se për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra tatimi do të përgjysmohet, ndërsa për pagat nga 1,5 milion-2,5 milion do të ketë një ulje të konsiderueshme të tatimit.
Kjo sipas tij do i japë më shumë hapësirë sektorit privat dhe do të rrisë fuqinë blerëse.
Kryeministri shtoi gjithashtu se pagat minimale nga tani e në vazhdim janë 320 mijë lekë të vjetra.
“Lajmi i mirë për këtë fillim-viti është se për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, tatimi do të jetë zero”, u shpreh Rama.