Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare disaditore.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë publike një pjesë të axhendës së tij, ku vizita zyrtare nis nga Nju-Jorku, në të cilin do të zhvillojë një takim të veçantë me diasporën shqiptare në metropolin amerikan.
“Vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara nis nga Nju Jorku, me një takim të veçantë me diasporën shqiptare në metropolin amerikan, për të lançuar edhe projektin e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, në nëntor të këtij viti në Tiranë”, shkruan kryeministri.






