Një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama njofton se do të ketë një komunikim me gazetarët në orën 14:00 të kësaj të diele. 

“Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente, kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta Qetësi dhe Vendosmëri për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në Twitter.

Kryetari i Partisë Demokratike në një fjalim para protestuesve para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, mesditën e kësaj të diele, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen nesër në orën 18:30 në protestën e pestë kombëtare të opozitës së bashkuar para Kryeministrisë.