Kryeministri Edi Rama prezanton politikat e reja për rritjen e natalitetit, që në dekadat e fundit është përballur me largime masive të qytetarëve dhe ulje të lindshmërive.
Nga 1 janari 2019 do të ketë shumëfishim të bonusit për çdo bebe të ardhur në jetë në vend duke i ardhur kështu në ndihmë familjeve.
“Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, çdo fëmijë i parë i një çifti do të marrë 8-fishin e bonusit që aktualisht është 50 mijë lekë të vjetër, pra 400 mijë lekë, fëmija i dytë do të marrë 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë do të marrë 1,2 milionë lekë”, tha Kryeministri Edi Rama, i cili foli për projektbuxhetin e vitit 2019, me prioritet te rritja e pagave dhe ulja e taksave.
“Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po përgatitet që çdo bebe që lind në Shqipëri, të regjistrohet në maternitet, duke shmangur të gjitha procedurat në gjendjet civile. Do të regjistrohet dhe do të marrë çekun e mirëseardhjes”.





