Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar se nuk e ka quajtur tinëzak, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama theksoi se Mustafa ka rënë pre e titujve të deformuar se as nuk e ka quajtur tinëzak, e as nuk ka thënë se kanë folur për Mini Shengenin në tryezat e procesit të Berlinit.

“Ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj ‘tinëzak’! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për ‘MiniShengenin’ në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë”, sqaron Rama.