TIRANE, 13 shkurt 2013 – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar mbi incidentin e ndodhur sot në Burrel, ku pati luhatje tensioni dhe mori serum në spitalin e qytetit verior. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kreu i PS-së shprehet se nuk ishte asgjë serioze.
“Ndjesë atyre që u shqetësuan nga një lajm i deformuar për shëndetin tim që mori dhenë! Asgjë serioze. Pas takimit në Burrel jam në zyrë në PS”,- shkruan Rama në “Twitter”.





