Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për personat e korruptuar brenda qeverisë.

Rama ka përsëritur deklaratën e tij, duke thënë se PS nuk do të mburojë asnjë zyrtar të përfshirë në kosrrupsion.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka një mesazh për të gjithë që përdorin “fjalën e neveritshme Rama të lëshon, Rama s’të mbron, teksa tha se ai mban përgjegjësinë më të madhe morale në raste të tilla.

“Nuk e di sa prej jush këtu mendojnë me gjithë mend se ky vend bëhet, dhe se këtë e bën Partia Socialiste dhe asnjë forcë tjetër që ka pasur mundësinë apo çdo individ që sheh Shqipërinë si një jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti i interesit të vetë.

Po të mos e besoja që ky vend bëhet, as do kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historik të PS-së, e as do përpiqesha t’i zija vendin. Apo të mbaja ë kurriz në 20 vjet më shumë baltë se të gjithë ju bashkë për të qëndruar si lider. As do e përballojë dot. Nuk do i hyja detit në këmbë për këtë.

Ma dëgjoni mirë këtë ju dhe gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë fjalën e neveritshme që Rama të lëshon, Rama s’të mbron. Unë kam përgjegjësi të madhe morale, më të madhen fare nga të gjithë ju, por e dini se cila është përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem apo të kërkoj ndjesë pse dikujt që i besoj një detyrë në frontin e betejave”, u shpreh Rama.