Deputeti i PD-së Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën e opozitës jashtë Parlamentit, foli për deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.

Salianji tha se Ahmetaj vërtetoi se Edi Rama është kreu i bandës. Më tej ai shtoi se kryeministri kishte dikur edhe opozitën, por tani nuk do ta ketë më.

“Me shumë prej takohemi dhe shpresoj që këtej e mbrapa ta shfrytëzojmë këtë kohë për t’u përballur me Edi Ramën dhe duke u përballur me qeverinë, duke lënë pas çdo gjë që kemi pas me njëri-tjetrin.

Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në këto, po bën që me mijë të tjerë që po na ndjekin nga shtëpitë tyre, të jenë bashkë me ju dhe bashkë me ne dhe të jenë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ju e patë sot që sot, Edi Rama u detyrua që të bllokojë deputetët e opozitës, pasi nuk kishte se çfarë të thoshte. Ku një ndër njerëzit më të afërm të tij, numri dy i qeverisë së tij Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës është Edi Rama.

E dëgjuat të gjithë me zë dhe me figurë që në kemi vjedhur, dhe ne pasi kemi vjedhur, e shkatërrojmë Shqipërinë. Zihemi me njëri tjetrin dhe kur prishen pazaret Edi Rama na turr drejtësinë.

A e ki thënë këtë gjithë kohës?  A nuk po themi që Edi Rama i ka nënshtruar të gjithë institucionet për interesat e tij. E kishte edhe opozitën deri pak kohësh, por nuk do ta ketë më dhe nuk do ta lejojmë që të kemi një opozitë të komanduar.

Ndërkohë që Rama hedh shashkat kënddrejtë opozitës, ky vend vijon e vidhet. Çdo bashkëpunëtor i Edi Ramës, më të afërmt kanë përfunduar në burg. Nuk kanë përfunduar nga drejtësia e këtij vendi, por si luftë e Edi Ramës, në momentin që nuk iu duhet”, tha Salianji.