Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në mbylljen e aplikacionit TikTok, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.
Ai ka thënë se duhet 6 deri në 8 javë që ky aplikacion të mbyllet, sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë.
“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë dhe siç e kam paralajmëruar është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6 deri në 8 javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”, tha Rama.
Kujtojmë se ky vendim u mor më 21 Dhjetor si rezultat i një procesi disa javor këshillimi me prindër e mësues në shkollat e vendit.