Vitet e fundit qindra mijëra shqiptarë kanë provuar të marrin azil në vendet e Bashkimit Europian, në disa vite duke pasur numrin më të lartë të aplikimeve. Kryeministri shqiptar po përsëriste të njëjtën teori në France 24, që kjo është diçka normale, që emigrimi për një punë më të mirë është një fenomen i njohur në të gjithë botën, kur gazetarja e ka pyetur: A nuk ju vjen keq për ta? Përgjigjia e Ramës ka qenë mohuese.
“Të më vijë keq? Jo, sepse historia tregon se vendet më të pasura të EU-së kanë qenë të varfëra, por njerëzit kanë emigruar, kanë ndihmuar familjet, kanë mësuar gjera të reja dhe janë rikthyer duke pasuruar vendet e tyre” u shpreh kryeministri.
Me qëllim, Edi Rama ngatërron emigrimin e njerëzve për një punë dhe për një jetë më të mirë me aventurën ku u futën qindra mijëra shqiptarë duke jetuar në kampet e azilanëve në Gjermani, Francë, Danimarkë, Holandë etj.
Shumë prej tyre kanë mbijetuar në kushte mizerabël duke braktisur shtëpitë dhe qytetet ku jetonin prej vitesh për shkak të taksave, mungesës së spitaleve, krimit, korrupsionit dhe mungesës së shpresës për një jetë më të mirë.





