Kryeministri Edi Rama nuk është mjaftuar vetëm me rrokadën e disa ministrave, pasi ndryshimet e tij kanë prekur edhe drejtuesit e ASHK-së dhe IKMT-së.
“DurrësLajm” mëson se Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së ASHK-së, teksa Rama ka firmosur emërimin e Bicit si Kryeinspektore e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,
“DurrësLajm” siguron edhe urdhrin e emërimit të nënshkruar nga kryeministri Rama që mban datën 30 korrik.
Bici rikthehet sërish kështu në krye të IKMT-së, pasi ajo u emërua në krye të Kadastrës në mars 2023, pas largimit të Artan Lames, e cila asokohe mbante po pozionin e Kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ndërkohë nga burime të sigurta, “DurrësLajm” mëson se në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të jetë Lorena Goxhabelli, e cila më herët ka punuar si Këshilltare Ligjore në Ministrinë e Bujqësisë.