Vijon të rëndohet situata shëndetësore dhe e naftëtareve greviste në Ballsh, të cilat kanë hyrë në ditën e 24 të grevës së urisë duke kërkuar që të marrin pagat e prapambetura.

Mësohet se një nga grevistet ka tentuar mbrëmë të presë damarët, por e kanë penguar shoqet.

Grate pohojnë se janë të pa shpresa dhe sipas tyre shteti i ka braktisur, pasi kryeministri Edi Rama nuk iu ka ofruar asnjë zgjidhje për problemet e tyre.

Po ashtu, gratë naftëtare kanë kritikuar dhe presidentin Ilir Meta, i cili ishte një ditë më parë ishte në Bylis.

“Nuk erdhi të paktën të shikonte gjendjen tonë”– shprehen grevistet për Metën.

Një tjeter greviste tregon se ka për të kryer një operacion që kushton 10 milion lekë, shumë që nuk e ka.

Kujtojmë se kryeminsitri Rama ka deklaruar se nuk do të bisedojë me naftëtarët për problemet e tyre nëse ata nuk dalin më parë nga greva.