Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe një herë me vendosmëri që qytetarët të zbatojnë të gjitha rregullat dhe masat e marra nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.
“Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo, por ndryshe nga çdo grip i zakonshëm që kalon pa trauma kombëtare e botërore luftohet me masa shtrënguese që përshkallezohen deri në forma drastike siç mbrohen qytetarët civilë nga bombardimet ne lufe. Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare, kurse duke zbatuar rregullat shkon me sytë katër e me të gjitha armët e mundshme në luftë duke përshkallëzuar masa të forta deri në esktrem“, tha Rama në një komunikim me qytetarët përmes Facebook-ut, ku ka renditur edhe disa shifra se sa gjasa ka që ky virus i pazakontë, të jetë fatal.
“Sukses në këtë luftë quajmë:
Së pari, ta ngulisim mirë në kokë është grip i pazakonshëm që do përhapet, por 80 % e atyre që do preken as do e marrin kurrë vesh që janë prekur se s’do kenë asnjë shenjë e do e ngordhin si çdo trup i shëndetshëm.
Së dyti, vetëm 20 % të tjerë do kenë shenja të ndryshme por 80% e tyre do e kalojë njësoj si një grip i zakonshëm duke ndenjur në shtëpi, për këta këshillohet izolim brenda e mbajtja lart e të moshuarve e nuk bëhet shtrim në spital.
Së treti, vetëm 20% e atij që ka shenja rezultojnë pozitiv me shenja shqetësuese e në shumicën dërrmuese janë mbi 60 vjec e janë të sëmurë kronikë, ndaj per ta vetëm duhet regjimi spitalor.
Ngadalësimi i perhapjes përmes masave shtrënguese krijon dy avantazhe të mëdha: Zvogëlon mundesine që numri i atyre që kanë nevoje të jetë më i madh se kapacitetet e sistemit shëndetësor që shkaktoi në Lombardi kolaps, e i jep kohë shkencës të gjejë kurën e duhur”.





