Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri Edi Rama shpërndau dy fotografi përkrah kryeministrave të Partive Socialiste Europiane.

Mbi takimin e tij, së bashku me kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zayev, Rama shkruan:

“#PESLeadersMeeting
#KëshilliEuropian Së Vbashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”.