Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video nga kantieri i ndërtimit të Ekoparkut të Durrësit në Porto Romano.

Teksa sjellë në kujtesë se si ka qenë zonë që përdorej si vendgrumbullim i mbetjeve në qytetin bregdetar, Rama thekson se ky është kantieri i mushkërisë së re të Durrësit.

Në të do të ngrihen ambiente sportive, si tre fusha basketbolli, një fushë mini futbolli dhe 2 fusha tenisi, kopësht botanik, kënde lojërash etj.

“MIRËMËNGJES dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.