Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një tjetër postim në rrjetin “X”, për situatën e përmbytjeve në Durrës. Ai ka ndarë edhe disa pamje ku kanalet kulluese janë bllokuar nga plehrat në Shkozet.

Rama është shprehur se “shiu me gjyma i ka mbledhur plehrat nga janë e nga s’janë” për t’i dyndur në det, por nuk ka ‘mundur’, pasi kanë bllokuar kanalet.”

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrijnë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, ka shkruar ai.