Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Fushë-Kruja, ku shfaqen shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa bën me dije se janë rindërtuar 15 pallate, 100 apartamente 167 shtëpi.

Rama shkruan në Facebook krahas videos, se në këtë mandat të tretë do të ketë 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin shqiptarëve që e votuan.

“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit.”