Kryeministri Edi Rama u shfaq sërish me karizëm në popull, teksa takonte qytetarët në Patos.

Ky takim është zhvilluar dy ditë më parë, por zyra për shtyp e Kryeministrit e solli të nesërmen të gatshme për mediat. Ata kishin vendosur të lënë në kronikë edhe një humor pa kripë të Ramës me një fermer të Patosit, të cilin e ofendon duke i thënë se “ti e ke gruan heroinë që të duron”.

Por zyra për mediat në Kryeministri kishte prerë nga filmimet përgjigjen e qytetarit. Por “Nisma Thurje” ka thënë një variant të përgjigjes së qytetarit, që e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Rama: Më fal, gruan mirë e ke? E di pse po të pyes? Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kokës që të duron ty. Kaq. Sakrificë e madhe!”, janë këto fjalët që bënë bujë në rrjet për shkak të gjuhës së përdorur të Kryeministrit.

Qytetari: “Shih kush flet. Kur s’mori titull heroinë ajo që të duron ty, kësaj times as fletë lavdërimi s’kanë për t’i dhënë”, shkruhet se i ka thënë qytetari Ramës.

Nëse nuk e ka thënë me fjalë, me siguri me mendje kjo ka qenë përgjigja e qytetarit, i cili u bë lajmi i ditës.