Tiranë, 10 maj 2014 – Kryeministri Edi Rama ka komentuar një operacion të Policisë së Shtetit për ndalimin e një avioni, që dyshohej se do transportonte drogë drejt Italisë.
Bashkë me avionin u kap edhe një fuoristradë me hashash.
“Operacioni i sotëm antidrogë, prova e fortë e radhës se shteti po ringrihet me shpejtësi e Policia e Shtetit është kthyer në krye të detyrës!” shkruan Rama në Facebook.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





