12 tetor 2013- Kryeministri Edi Rama reagoi përmes rrjetit social “Twitter” në lidhje me përgjigjen e kryetarit të PD-së ndaj letrës së kryeministrit, ku shprehej gatishmëria e tij për të dialoguar me opozitën në lidhje me çështjen e nëpunësit civil.
Sipas Ramës, opozita nuk e ka kuptuar ende se dialog me kushte nuk ka.
“Kushte kur ishin në qeveri kushte edhe tani në opozitë! S'kanë kuptuar ende pas 20 vjetësh se dialog me kushte s'ka! Prandaj quhet dialog.”- shkruan Rama në “Twitter”.





