Një artikull të publikuar nga Washington Post për reformën në drejtësi, Kryeministri Edi Rama ia atribuon opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se artikulli është i paguar nga opozita për të goditur reformën në drejtësi.

“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut!Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike!Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund“, thotë Kryeministri Edi Rama.