Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të martë se së shpejti paga mesatare e mësuesve do të shkojë 950 euro dhe se do të ketë një reformim të sistemit, ku rritja e rrogave do të bëhet me shkallë në bazë të kontributeve në punë dhe kualifikimeve.
Ai theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të rritur mbështetjen për shkollën dhe mësuesin, ndërsa shtoi se fokusi te arsimi është jetik.
“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi, që në këtë fazë të rrisim mbështetjen e gjithanshme për shkollën dhe mësuesin. Është nga ana tjetër një kohë në të cilën, ka filluar një luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor. Edhe vendet më të zhvilluara të cilat sot po përballjen me fenomenin e plakjes dhe që janë në krye të trenit të Evropës do të investohen për të marrë kapital nga njerëzor nga të tjetër, ku të mundem pa asnjë mëshirë. Fuqia tërheqëse e tyre për të marrë kapitalin tonë njerëzor, është sfiduese. Oferta e tyre është më e fortë se e jona, ne s’mund të mos reagojmë për të mbrojtur sa të mundemi për të mbrojtur kapitalin tonë njerëzor dhe për të ruajtur cilësinë kapitalit njerëzor, përndryshe mund të gjendemi përpara një situate të pamundur.
Shqipëria sot është në një tjetër nivel, ka tjetër portë të hapur për ekonominë dhe reflektim i këtij hapur janë edhe rritjet domethënëse të pagave që do të vazhdojnë. Kemi nevojë për kapital njerëzor, forca pune në të gjitha nivelet. Ky nuk është një moment kur ka vetëm një zgjidhje, por kërkon shumë zgjidhje jo vetëm në arsim por në të gjitha drejtimet. Fokusi tek arsimi është jetik. Nuk jemi më në kohën që ishim, kur mësuesit ishin tërësisht të braktisur dhe të pambrojtur, ku vendi i secilit prej jush përcaktohej nga partia, ryshfeti, tarafi.
Sot çdo mësues e ka vendin e garantuar falë aftësisë së vet. Por ama është themeli më fillestar, kjo nuk mjafton, Ashtu sikundër nuk mjafton vetëm rritja e pagave, së shpejti do të shkojnë mestarisht 950 euro, por nuk mjaftojnë dhe duhet të reformojnë sistemin. Mekanizimi i rritjes së pagës çdo 5 vite për vjetërsinë në punë duhet ta reformojmë. Përveç pagës bazë të ketë nivele të ndryshe page sipas kualifikimit dhe kontributit. Na duhet sistem i besueshëm trajnimesh. Janë një sërë elementësh që duhen vendosur në vijë, besojmë se do ia dalim kësaj sfide”-tha Rama.