3 dhjetor 2013- Në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar kryeministri Edi Rama u ka premtuar personave me aftësi të kufizuar se do të bëj çmos që të bëhet pagesa e plotë e tyre për muajin dhjetor me më pas pas miratimit të buxhetit për vitin 2014 do të paguhen edhe vonesat.
“Llogaria e thjeshtë e parave do të ishte gjysma e të keqes nëse kjo për të cilën po flasim nuk do ishte një llogari me dinjitetin e shkelur me këmbë të më të dobtëve. Vlen më tepër se 50 milionë dollarë deficit që na kanë lënë. Kjo gropë e hapur në buxhet ka thelluar pabarazinë dhe diskriminimin që në fakt vit pas viti është thelluar përmes mos pagesave të rregullta. Këta janë më të dobëtit këta presin, këta janë më të dobëtit dhe po mos ti marin nuk kanë çfarë na bëjnë. Kjo është kultura e pabarazisë që është ushqyer nga të pushtetshmit mbi të pa pushtetshmit. Ky është një dëm që kërkon shumë investim jo thjeshtë financiar dhe shumë energji për tu zhvërë që ka rritur koston morale dhe jo vetëm atë sociale në gjirin e kësaj shoqërie. Si pasoje e mos respektimit të kontributit tuaj në shumë aspekte. Të atij që sot është invalid i punës po deri dje ka kontribuar. Është një dëm për tu zhbërë si fillim për t’ju lehtësuar barrën ekonomike. Ju siguroj që qeveria të bëj çmos krahas pagesave të pjesshme , të mundësohet edhe pagesa e plotë për muajin dhjetor për gjitha kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. Me fillimin e buxhetit 2014 të shlyhen edhe detyrimet e mbartura. Jemi zotuar që brenda 100 ditëve do përmbysim atë rregull të vendosur me ligj që i jepte të drejtën qeverisë të ishte qorre dhe shurdhe para jush. Kërkesa jua e parë në çdo takim që kemi bërë është "duam të dëgjohemi" dhe që ky rregull të zhvbëhet. Kur të jenë plotësuar 100 ditët do të kemi në bilanc edhe zhbërjen e këtij rregulli."- deklaroi Rama.
Kryeministri Rama theksoi se është e nevojshme që nga lista e personave që përfitojnë pagë për aftësi të kufizuar të hiqen emrat e atyre që nuk i përkasin këtij grupi njerëzish qdhe që janë futur në lista për përfitime politike.
"Dua tua them sinqerisht se jam i revoltuar për mos pagesat tuaja mujore. Ka vite që ju nuk i merrni rregullisht pagesat tuaja minimale dhe më zi se shuma krejt e pa mjaftueshme mos pagesa e tyre prej vitesh është shprehja më e ulët e një abuzimi social që ka për burim qeverinë e Shqipërisë.Përsa i përket garantimit të vijimësisë së pagesave. Të modernizojmë sistemin e kontributit ndaj jush si pjesë e luftës me korrupsionin që i ka shtrirë tentakulat e veta babëzisht edhe brenda këtij grupi duke përfshirë në këtë grup për arsyet e veta njerëz që nuk kanë lidhje me aftësinë e kufizuar. Sipas shifrave për korrupsion janë paguar deri në qershor për aftësi të kufizuar 20 fish më shumë njerëz se sa ata që kanë dalë më aftësi të kufizuar në Irak ku bëhet luftë dhe shpërthejnë bomba për ditë. 100 në një milion në Irak dy mijë në një milionë në Shqipëri. Në Irak e prodhon aftësinë e kufizuar lufta dhe bombat në Shqipëri e ka prodhuar korrupsioni dhe babëzia për një post të dëshiruar edhe me kushtin që paratë që u takojnë të gjymtuarve nga puna tu jepen njerëzve që nuk kanë asnjë gjymtim thjesht për tu marrë votën."- vijoi Rama.
Kryeministri theksoi edhe njëherë se shkak për mos marrjen e pagës mujore nga personat me aftësi të kufizuar është bërë lënia e buxhetit pa të ardhura nga qeveria paraardhëse.
“Unë e konsideroj të rëndësishme që sidoqoftë ne jemi bashkë sidoqoftë ne i japim vetes mundësinë të komunikojmë me njëri- tjetrin. Jemi përsëri këtu për të diskutuar për zgjidhjet. Është e rëndë të përballosh vështirësitë që përballoni ju por nuk është e vështirë të kuptosh problemet që sjellin vështirësi mbi vështirësi që ju i përballoni me një durim të tejskajshëm me një mirëkuptim të admirueshme. Me një mirëkuptim që ju vini sot edhe pse me të drejtë mund të vini kujën për ekonominë tuaj dhe fëmijët tuaj.
Ka shumë gjera për tu thënë dhe shumë për tu bërë. Janë pasqyruar korrespondencat mes ministrave që tregojnë se sa faqe të zezë ka keq qeverisja. Kaq e zezë është kjo keq qeverisje sa sot vjen e kërkon llogari për fonde të grabitura dhe të shpërdoruara pa asnjë lloj ndërgjegje.
Asnjë ndjeshmëri. Dhe në vend që të paktën të plotfuqishmit e deri djeshëm të kontribuojnë në zhbërjen e diskriminimit ekonomik vazhdojnë të shpërdorojnë pushtetin e fjalës, që të ushqejnë kulturën e vjetër komuniste të urrejtjes ndaj tjetrit, të kundërshtorit. Me llogari të shpifura me shpifje dhe sharje duan të lajnë duart dhe të kalojnë përgjegjësinë mos pagesave të ne që ne që sot për sot nuk kemi asnjë përgjegjësi dhe që nuk kemi asnjë lek në arkën e këtij viti shkatërrimtar dhe buxhetit të bërë rrush e kumbulla në fushatë. Kjo është e vërteta therëse.”- u shpreh Rama.





