Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve që të jenë shembull për zbatimin e masave kundër Covid, pasi situata po përkeqësohet dita ditës.

Rama paralajmëroi se shumë shpejt do të rriten dhe gjobat për të gjithë shkelësit, duke u shkallëzuar në bazë të ambientit që kanë dhe rrezikut për infektime. 

“Po e nënvizoj për të gjithë, duke filluar nga tregtarët të cilët gjithë fleksibilitetin, të gjithë motivimin e autoriteteve shtetërore për të mos i ngarkuar psikologjikisht nuk duhet që ta marrin si një mundësi për të abuzuar, pastaj dhe më radhë dhe të gjithë tjetër pasi tregtarët kanë një rëndësi të posaçme pasi janë mjediset e tyre pasi aty është dhe rreziku më i madh. Nëse nuk duan të kthehemi tek masat e forta kufizuese, duhet që sot të mos nxjerrin maksimumin të mos vënë në rrezik jetën e njerëzve. Së shpejti në ditët në vijim do të rrisim gjobat, për lokalet, baret, qendrat tregtare dhe do të bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzim”, tha Rama.