Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp nga aeroporti i Rinasit pasi zbritën nga avioni 19 shqiptarët e riatdhesuar, deklaroi se ka një tjetër operacion në zhvillim.
Gjithashtu, Rama bëri me dije se gjatë riatdhesimit dy persona kanë refuzuar kthimin në atdhe, pasi mbahen peng në kamp dhe ndihen të rrezikuar për jetën.
“Ka një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht pasi është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këto të sotmin në mos pak më i vogël duke menduar që më shumë sesa gjysma tani është marrë dhe është në vendin tonë” ,-tha Rama.





