TIRANE, 15 gusht 2013  – Kryeministri i zgjedhur Edi Rama reagoi sot përmes rrjetit social “Twitter” në lidhje me vendimin e qeverisë ende në detyrë, për t’i kaluar për përdorim Partisë Demokratike godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. 

“Ç'turp: Partia humbëse që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të veten! Dhe kundër Ligjit! 8 vjet duke gënjyer, vjedhur, vrarë, u ndëshkuan si askush më keq prej '92-shit e po ikin duke e ngrëne përditë turpin me babëzinë e të marrit!”- shkruan Rama në rrjetin social.