Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta komentojë me këtë foto të Messi-t dhe legjendës së futbollit, Diego Maradona, fitoren e Argjentinës në këtë kupë bote.
“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”, shkruajti Rama.
Argjentina mundi me penallti Francën këtë të diel me rezultatin 4-2, në finalen e madhe të Botërorit 2022, duke e fituar kupën pas 36 vitesh.