Kryeministri Edi Rama thotë se janë angazhuar në samitin e NATO-s që të mirëpresin të gjithë ukrainasit që do të largohen nga Ukraina.
“Sot në samit jemi angazhuar këtë herë, e kanë bërë ketë gjë edhe vende të tjera, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit familjarët që largohen apo do largohen nga Ukraina që sigurisht për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është histori jonë, këta jemi ne, shqiptarët dhe kjo është pasuria që kemi detyrë tua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij kombi.
Siç e thashë në këtë situatë dhe në këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do jetë në vëmendje të shumë vendeve”, tha Rama.