Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin në Gjermani me kancelaren Angela Merkel në kuadër të procesit për hapjen ose jo të negociatave, vendim që do merret në 18 tetor.
"Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë,"-shkruan Rama në Facebook.
Kreu i qeverisë nisi takimit në Gjermani herët në mëngjes, me përfaqësues të Bundestagut, ku ka marrë pjesë në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, siç thotë kryeministri.





