Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh me pamjet piktoreske që ofron qyteti i Durrësit, ku i uron të gjithëve një pasdite të këndshme.
Në video e postuar në rrjetet sociale Rama ka publikuar pamjet e peisazhit që ofron itinerari Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake.
Gjithashtu Kryeministri shkruan se “në një itinerar me gjatësi 11km, ngjitje/hiking, mes shtigjeve natyrore, me pisha e tarraca ullishtesh deri në kalanë e Hidrovotit, nuk mungojnë edhe plazhet me sipërfaqe të vogla ranore dhe shkëmbore“.
Postimi i plotë i Ramës:
Pasdite të këndshme nga peizazhi që ofron rrugëtimi Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake
***në një itinerar me gjatësi 11km, ngjitje/hiking, mes shtigjeve natyrore, me pisha e tarraca ullishtesh deri në kalanë e Hidrovotit, gjatë rrugëtimit nuk mungojnë edhe plazhet me sipërfaqe të vogla ranore dhe shkëmbore