Tiranë, 23 gusht 2014 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e opozitës në lidhje me emërimet në administratë.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Kreu i qeverisë iu përgjigj sot akuzave të deputetit Flamur Noka, i cili e akuzoi Ramën se, drejtorinë e Lojërave të Fatit ia ka besuar një trafikanti droge.

Sipas kryeministrit, Partia Demokratike reagon si qeveri në mërgim dhe jo si opozitë në vendin e vetë.

“PD si qeveri në mërgim, jo si opozitë në vendin e vetë! Deklarata kundër një regjimi imagjinar dhe vrer në veshët e çdo të huaji që u jep takim”,shkruan Rama.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/