Në takimin me qytetarët në kuadër të turit "Bashkia që duam", kryeministri i vendit Edi Rama teksa fliste për përfundimin e punimeve civile të aeroportit të Kukësit brenda vitit, se shumë shpejt djemtë e Kukësit që punojnë e jetojnë në Londër do të mund të vijnë me më pak paund në vendlindje.

"Kur shkoj në Vlorë, acarohen kuksianët. Kur vij këtu acarohen ata, por ne do t’i bëjmë të dyja aeroportet. Aeroporti këtu do të jetë një aeroport për fluturime Low Coast. Vendi është shumë strategjik, përmbledh një pellg shqiptarësh këtej dhe andej kufirit dhe i jep mundësi çunave të Londrës të vijnë me shumë pak paund këtu. Shumica do vijnë për punë e halle, ka edhe ca që do vijnë për protesta, por s’ka rëndësi. Punimet civile këtu do të përfundojnë brenda një viti".