Tiranë, 13 nëntor 2013 – Kryeministri Edi Rama iu përgjigj protestuesve që i bënë thirrje sot për të mos pranuar kërkesën për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar, duke i siguruar të gjithë shqiptarët se ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje.
Është absolutisht e qartë që për ne, për mua, për qeverinë me patjetër kontributi ynë dhe pozicionimi ynë krah SHBA-së është i lidhur me interesin e çdo shqiptari.Rama tha se nuk ka vend për alarm, duke theksuar se ende nuk ka një vendim për këtë çështje, duke shtuar se i mirëkupton vajzat dhe djemtë që shprehin protestën e tyre ndaj kësaj çështje.
Fjala e plotë e Ramës
Nuk ka vend për alarm. I mirëkuptoj vajzat dhe djemtë që shprehin protestën e tyre, ndaj një çështje që e ka përfshirë Shqipërinë natyrshëm si pjesë e familjes euroatlantike dhe si partnere e pandashme e SHBA, por që mbetet me shumë të panjohura për publikun e gjerë. Mbetet me shumë të panjohura për faktin se thuhen shumë të pavërteta, por edhe për faktin se ndërkohë diskutimi vazhdon dhe shumëçka mbetet ende pjesë e diskutimit intensiv, të gjerë, me përgjegjshmërinë me të lartë nga të gjithë dhe ju siguroj edhe nga qeveria.
Më lejoni të shtoj se pa asnjë dyshim, unë jam dhe do të mbetem krenarë që ne jemi një shumicë me një votë të fortë popullore, që projektin e parë që i çoi parlamentit pati projektin e ndalimit të importit të plehrave. Dhe përfshirja në diskutimin e nxehtë të ditës me SHBA dhe të tjerët për çështjen në fjalë nuk ka asnjë kundërshtim me refuzimin e tonë për të importuar plehra nga jashtë përkundrazi është rasti që secili të shohë dhe të kuptojë qe s’kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën.
Por pas asnjë dyshim, njerëzit kanë nevojë për siguri të plotë, për të pasur para syve një plan të plotë, kanë nevojë për të gjykuar mbi një marrëveshje të plotë dhe në fund të fundit, për të dëgjuar një arsyetim të plotë për çfarë përfiton Shqipëria edhe nga pikëpamje mjedisore në rast se përfshihet në një operacion. Këto thuhen dhe dëgjohen vetëm kur ky plan i plotë dhe kjo marrëveshje e plotë të jenë gati për tu diskutuar. Fakti që sot nuk ka ende asnjë vendim, lidhe me faktin se sot nuk ka asnjë plan dhe marrëveshje të plotë me vendet e përfshira në këtë proces jo vetëm nga ana jonë, por edhe mes vendeve me njëri – tjetrin.
Ajo që mund të them duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, ashtu siç mirëkuptoj plotësisht ata që te dalin të shqetësuar dhe që dalin në protestë jo nga rruga e interesit politik , por qytetar dhe atdhetar, që sot ne mundet vetëm të themi me plot gojën na asnjë rast dhe për asnjë arsye ne nuk do të pranonim që të cenohej integriteti i vendit tonë qoftë në aspektin jetik qoftë në aspektin mjedisor. Çdo vajzë dhe djalë ncënës apo student që sot është përfshirë në këtë debat duhet ta dijë se kurrë unë vetë dhe kjo qeveri nuk do të pranonte që, jo jeta por vetë e ardhmja e tyre të vihej në diskutim. Çdo prind duhet ta dijë se kurrë unë apo qeveria nuk do të vendoseshim në asnjë lloj pozicioni që do të rrezikonte qoftë edhe një fije fëmijën apo familjen, çdo gjysh dhe gjyshe duhet ta dije se kurrë ne nuk do të thoshim një po, dhe unë nuk do shkoja përballë publikut edhe parlamentit pa pasur në dorë një plan bazuar mbi një marrëveshje që do të garantonte jo vetëm që të gjitha rreziqet e imagjinuara për shkak të një propagande të mbështetur në tersi në të pavërteta te kthehej ne nje problem.
Është absolutisht e qartë që për ne, për mua, për qeverinë, me patjetër kontributi ynë dhe pozicionimi ynë krah SHBA-së është i lidhur me interesin e çdo shqiptari. Çka do të thotë se “PO” jonë do të mund të lidhet vetëm me një plan dhe një marrëveshje nga ku të jetë e qartë që Shqipëria do të dalë jo vetëm me kokën lart por e fituar dhe më e pastër se ç’është sot.





