5shtator 2015 – Pa e përmendur emrin e deputetit Armando Prenga, kryeministri Edi Rama reagoi vetëm sot në mesditë për ngjarjen e Laçit. Ai zgjodhi rrjetet sociale për të dhënë reagimin e tij.

“Askush s'eshte mbi ligjin aq me pak deputeti! Ngjarja e Laçit kerkon ndeshkim te plote ligjor. Koha e të paprekshmeve ka ikur bashke me Saliun!”, shkroi ai.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha se kërkohet zbardhja e plotë e ngjarjes dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve.

/portali DurresLajm/