TIRANE – Lideri i opozitës, Edi Rama, ka reaguar përmes Twitter ndaj akuzave të kryeministrit Sali Berisha të bëra gjatë fjalës së këtij të fundit në Kuvend. Kreu i Partisë Socialiste, shkruan në profilin e tij në “Tëitter”, se Berisha jeton në botën e tij, ku problemi i vetëm është opozita.
“Kryeministri jeton në një botë tjetër ku ka punësim për të gjithë, ku paraja nuk mungon në asnjë shtëpi e ku për investimet e huaja është parajsë… Në atë botë ka veç një problem: Opozita! Gjithçka tjetër për zili: Rrogat,pensionet, çmimet, prodhimet, rendi, shërbimet… Ah të mos që opozita!” Prandaj dhe Kryeministri u thotë shqiptarëve në qershor votoni për botën time, jo për botën tuaj! Mbyllni sytë dhe fluturoni pas meje larg problemeve!”,- shkruan Rama në mesazhin e tij.