Kryeministri Edi Rama tha sërish sot se PS do të marrë më shumë mandate nga sa ka aktualisht, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se numrin e deputetëve që do të nxjerrë do ta thotë “zyrtarisht” në Kuç, njësoj si 4 vjet më parë.
Ai gjithashtu foli edhe për çështjen e shpalljes non grata, të kreut të PD Sali Berisha nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
“Ore ja hoqën non gratën keni ndonjë informacion? Si shkoi puna? Nuk është se ndryshon gjë. Sikur nuk ja kanë hequr më duket. Ne do marrim më shumë mandate seç kemi. Sesa do marrim do ta them me shkrim në Kuç, por me duhet dhe pak kohë për të kuptuar ku jemi. Por afër jam.
Ne bëjmë anketime shkencore gjithë kohës. I kemi të gjitha trendet kapicë. I kemi trendet për të parë luhatjet. Minimali është mbi atë që kemi. Sa mbi më duhet dhe pak kohë. Nuk ka aq shumë të pavendosur. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë”, tha Rama.