Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të takimeve në Lezhë, ku ka inspektuar zona të ndryshme të qytetit. Teksa është ndalur një thertore, ai kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe ne ato të brendshme të mbajnë maska.
Kreu i qeverisë komentoi edhe infektimin me Covid-19 të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të cilin theksoi se ai vet kishte ruajtur distancën me të.
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama duke qeshur.





