Me anë të një statusi në “Facebook” kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit të LSI Gjovalin Kadeli.
“Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës. Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë…
U prehsh në paqe Kadel!”shkruan Rama.





