Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.

Rama shkruan se ky koalicion është një vetëvrasje politike, ndërsa deklaron se zgjedhjet e 30 qeshorit as ndalen as shtyhen.

"Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki."