Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e "Marrëveshjes së Prespës" nga ana e parlamentit grek.

Në një postim në Twitter , Rama iu drejtohet homologëve të tij Tsipras dhe Zaev, të cilët i përgëzon për këtë marrëveshje siç e quan ai historike.

“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë dhe ende mund të prodhojë politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama.