Gjatë pjesëmarrjes në forumin BE-Ligës Arabe, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediet greke, ku ka folur për çështjet e rëndësishme mes dy vendeve, duke u ndalur dhe te ajo e detit.

"Ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparim të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale", tha Rama.

Ndërsa, duke u ndalur te minoriteti grek, kreu i qeverisë u shpreh për gazetaren e “Euronews”, Semela Tuchtidou se Shqipëria është shembull respekti për pakicat.

"Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi. Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, kur regjimi që lejonte asnjë pronë të rrëzohej dhe shumë gjëra shkuan keq. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është thjesht të riformulojmë disa nga legjislacionin ekzistues për të mirën e të gjithëve, dhe të luftojmë një sistem korrupsioni që derdh – mund të themi – gjakun e njerëzve për pronat e tyre. Por nuk ka të bëjë vetëm me pakicën Greke, por të gjithë", u shpreh Rama.