Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një pjesë të punimeve që po bëhen në rrugën kombëtare të Dibrës, e cila sipas kreut të qeverisë është shkatërruar prej dekadash.

"MIRËMËNGJES dhe me këtë tjetër provë të qartë të faktit se për ne Dibra nuk është vetëm Rruga e Arbërit, por edhe kjo rrugë kombëtare e shkatërruar prej dekadash, ju uroj një ditë të mbarë"– shkruan Rama.