Reforma Zgjedhore është një nga temat në të nxehta të politikës në Shqipëri, dhe për këtë ka folur sot kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një intervistë për Report TV, Rama është shprehur se ai është gati për të diskutuar me të gjitha palët për reformën dhe tha se ishte i gatshëm që të shkonte në takim dhe në selinë e PD.

“Jam gati gjithmonë që të takohem me opozitën, me të gjithë dhe në çdo vend. Unë dua të flasim për Reformën Zgjedhore, e cila nuk pret më. Unë shkoj dhe në selinë e PD nëse zhvillojnë aty takimin, pasi nuk është çështje vendi dhe kohe dialogu”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Kryeministrit.