Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj përgjimeve të zbuluara ditën e djeshme nga "Zëri i Amerikës". Rama tha se Zëri i Amerikës, nuk ka thënë asgjë të re dhe ka bërë thjesht zëdhënësin e opozitës.
“Është e dyta herë në një periudhë shumë të shkurtë, “Zëri i Amerikës” është bërë zëdhënës i opozitës shqiptare. Këtë herë mund të them vetëm kaq, asgjë e re nga froni tuaj. Një sallatë fjalësh e cila nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptarë të vetëm, zero”, u shpreh Rama.





